Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi se sistemi i avancuar i mbrojtjes kundër raketave, THAAD, është tani “në vend” në Izrael.
Bateria THAAD ka aftësinë për të shmangur raketat balistike dhe kërkon një ekuipazh prej 95 ushtarësh për operim. Ajo shkatërron raketat duke përdorur energjinë kinetike, pa mbajtur një kokë lufte.
Sistemi përfshin katër komponentë kryesorë: interceptorin, mjetin lëshues, radarin dhe sistemin e kontrollit të zjarrit, dhe çdo lëshues ka kapacitet për deri në tetë interceptorë.
Austin tha se SHBA-ja mund ta vërë sistemin në funksion shumë shpejt.