Dje në moshën 59 vjeçare ka vdekur diplomatja amerikane, Tina Kaidanow, e cila shërbeu edhe si Shefe e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, para se Kosova ta shpallte pavarësinë dhe kjo zyrë të shndërrohej në Ambasadë.
Ngushëllime për vdekjen e saj nuk ka shprehur fare, të paktën publikisht kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Në asnjërën prej plaformave online tw cilat Kurti i përdor nuk ka shkruar për rolin e rëndësishëm të diplomates Kaidanow, ndërkohë vetëm një ditë më parë ai shkruajti për vdekjen e komandantit të parë të KFOR-it, Mike Jackson.
Postimi i fundit i Kurtit në Facebook dhe ‘X’ është për takimin me laureatin i Çmimit Nobel për Paqe, Dr. Denis Mukwege.