Vota për presidenten, Pacolli ia kthen Qeverisë: Kurti e Osmani të tregojnë për telefonatën me Radoiçiqin

Behgjet Pacolli, deputet i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, gjatë një intervistë  tha se ka biseduar me Milan Radoiçiqin në prani të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit një ditë para zgjedhjes së presidentes. Megjithatë, Qeveria e ka mohuar se ka ndodhur një telefonatë e tillë.

Gjatë një emisioni në Tëvë 1, Pacolli e pranoi se ka pasur një telefonatë me Radoiçiqin, atëbotë i arratisur nga Kosova dhe në listën e zëzë të ShBA-së, një ditë para zgjedhjes së presidentes. Sipas Pacollit, kjo telefonatë ka ndodhur në prezencë të Kurtit dhe Osmanit.

Unë kam pasur një telefonatë me zotëri Radojçiq, një ditë para zgjedhjes së Presidentes, këtë e din edhe Presidentja edhe kryeministri Albin Kurti, sepse telefonata është bërë në praninë e tyre. Është një telefonatë e tillë ka qenë sepse unë nuk mundem të gënjej, është shiku që të gjendet edhe një deputet dhe aty është peshku edhe një deputet praktikisht”, ka thënë Pacolli për Tëvë 1.

Pacolli ka vlerësuar se këtë e ka bërë për t’i ndihmuar Kosovës.

“Unë këtë telefonatë nuk e kam bo në mendjen time por ashtu siç ka ndodhë gjithmonë, sigurisht se po dhe asnjëherë nuk kom ikë prej momenteve kur duhet t’i ndihmohet Kosovës, kur duhet t’i ndihmohet konstruktivitetit, unë jam kthye atë ditë nga lartë jam kthye për t’ia dhënë votën zonjës Presidente. A e kanë respektuar ata më vonë a jo këtë gjë është pune e tyre”, thotë ai.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës e ka mohuar të ketë ndodhur një bisedë e tillë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kjo deklaratë e Pacollit nuk është e vërtetë.

“Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka asnjë rast në të cilin deputeti Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të kryeministrit Kurti, aq më pak me kërkesë të tij”, thotë ai.

Megjithatë, Pacolli nuk ka heshtur. Ai ka shkruar sërish për këtë telefonatë të pretenduar, duke e akuzuar zëdhënësin Kryeziu për përpahpje të të pavërtetave.

“Ju lutem, para se të jepni deklarata të pavërteta, pyesni, së pari Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë.

Unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për te cilët ata kishin nevojë!

Ata do t’ju tregojnë gjithashtu për rrethanat e telefonatës, që u bë në praninë e tyre, nga zyra private e Kryetares së atëhershme të Kuvendit, në orët e para të ditës kur ndodhi votimi për Presidenten” – ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews