Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e mbyllur komunën paralele serbe për komunën e Skenderajt që gjendet në veri të vendit.
Lajmin për Telegram News e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se aktualisht janë duke e bastisur këtë objekt.
“Është në veri një komunë paralele për pikën e Skenderajt, kemi hyrë brenda dhe jemi duke kontrolluar dhe sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, tha Elshani.
Ndërkaq një media serbe ka publikuar pamje prej atje ku shihen edhe pjesëtarë të EULEX-it.
Javë më parë, policia i ka mbyllur edhe komunat e tjera paralele që kanë funksionuar në veri të vendit.