Publikimi i mesazheve të Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq ka shkaktuar reagime të shumta dhe janë hedhur dyshime nga opozita.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe avokati Skënder Musa i cili tha se nga fjalia kur Simiq thotë “edhe Radojçiqi është njeri i mirë dhe familjar” derisa Kusari-Lila ia kthen duke ja pohuar “po po e di”, vërehet që ekziston një njohje mes tyre.
“Nga ky mesazh lë me nënkuptu se ekziston një njohje mes Mimozës dhe Milan Radojiçiqit ndoshta janë njohur edhe më herët. Në aspektin politik kjo është skandal, LVV ka deklaru se nuk ka me pas bashkëpunim me Serbinë dhe Radojiçiqin e në anën tjetër skandali më i madh është me negociu me Radojiçiqin për më i eliminimu veteranët e UÇK-së”, tha avokati.
Më tej avokati tha se kontaktimi i Kusari-Lilës me Simiq është bërë në koordinim me kryeministrin Kurti dhe se ai ka qenë në dijeni.
“Në aspektin politik e moral në bazë të opinionit publikë siç është Kosova dhe gjendjen si e kemi me Serbinë, është dashur me dhënë dorëheqje. E ndërsa Kurti ende pa u informu lidhur me mesazhet thotë se është ngritur fushatë kundër partisë së tij i bie se nuk është kryer asnjë koordinim pa lejen e tij edhe kushdo nga Grupi Parlamentar nuk mundet me kontaktu me subjekte politike pa dijeninë e kryetarit të Qeverisë dhe kjo ka qenë koordinim institucional i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha avokati në emisionin “Raport”.