Kriza me ushqim në FSK, “përgjegjësi penale dhe kombëtare”

FSK po kalon nëpër një gjendje  të rrezikut për  helmim të mundshëm të ushtarëve nga kriza me ushqimin e servuar.

Problemet me ushqimin e FSK-së  kanë filluar me mbarimin e kontratës  me kompaninë për servimin e ushqimit, ndërsa kontrata me kompaninë e re, nuk është nënshkruar, për shkak të një auditimi të brendshëm që duhet të ndodh aktualisht.

Për momentin, Ministria ka gjetur zgjidhje afatshkurtër duke e furnizuar FSK-në nga Shërbimi Korrektues  i Kosovës dhe nga Mensa e Studentëve.

Gjendja me krizën e ushqimit të FSK-së, ka marrë  përmasa shqetësuese të institucioneve dhe partive politike  për çka deputeti i PDK-së Rashtit Qalaj,ka deklaruar se ka mbledhur nënshkrimet ligjore të deputetëve të legjislaturës  për një mbledhje të jashtëzakonshme të hënën, e cila do të ketë në rend dite  debatin e krizës me ushqim të FSK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë shtypi në të cilën ish ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka ngritur shqetësimet e kësaj partie rreth krizës me  ushqime  për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

‘’Situata nuk është thjesht një çështje e vonesave në ushqim, por është një çështje shëndeti, sigurie dhe gatishmërie operacionale. Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi dhe infeksionit për shkak të kushteve të përkeqësuara higjienike dhe shërbimit ushqimore të pasigurt’’, tha Quni gjatë konferencës.

Anton Quni ka kritikuar Qeverinë Kurti  për mos transparencë kompetente në raport me operatorët furnizues të FSK-së ku mungon edhe llogaridhënia.

‘’Pse jemi në këtë situatë” ka pyetur Quni dhe  ka sqaruar se “kjo po ndodh për shkak të varësisë së qeverisë nga kontratat emergjente për blerje, të menaxhuara pa transparencë ose llogaridhënie. Këto zgjidhje të përkohshme dhe të rastit po e rrezikojnë shëndetin dhe moralin e forcave tona’’, shtoi Quni.

Komandanti i FSK-së, letër ministrit Maqedonci: “Zgjidhje urgjente para se të marrin masa”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i ka shkruar ministrit Ejup Maqedonci  për problemet  e ushqimit  dhe ka kërkuar zgjidhje  të menjëhershme, në të kundërtën  ai ka thënë se do  të detyrohen të marrin masa.

“I nderuar z. Ministër dhe z. Sekretar, bazuar në atë që u cek më lartë ju lutem të jepen udhëzimet e duhura se si do të veprohet nga data 11.10.2024 e tutje. Pasi që, mos paraqitja e personelit nga institucionet tjera në kuzhinat e FSK-së, vonesat në furnizim me artikuj ushqimor dhe sanitar dhe rreziqet për pasoja shëndetësore do të na detyrojnë që të marrim masat për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve e planifikuara dhe të funksionojmë vetëm me staf esencial“, thuhet në letrën e Jasharit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar me kërkesa për raport të detajuar nga Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari rreth gjendjes së krijuar  me ushqim në FSK, ka  informuar zëdhënësi Bekim Kupina.

I ashpër në reagim ka qenë i pari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili  krizën me  furnizim ushqimor  në ushtrinë e Kosovës e ka  quajtur të qëllimshme.

Në një reagim në Facebook, Ramush Haradinaj ka shprehur  shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e  Ushtrisë së Kosovës nën Qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke akuzuar Qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme,” shkroi Haradinaj.

Sipas tij, përgjegjësia në këtë rast nuk është vetëm politike, por edhe penale dhe kombëtare.

Udhëheqësi i AAK-së bëri thirrje për ruajtjen e Ushtrisë dhe ndërrimin e qeverisë, duke theksuar se “loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt”.

Ish-kreu i LVV-së Visar Ymeri, ka reaguar ndryshe ndaj  gjendjes së  krijuar  dhe ka goditur Albin Kurtin, duke  spikatur  se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po investon në propagandën e vet në keqkuptim të qëllimshëm për situatën në veri të vendit, ndërsa thekson se Qeveria, Kuvendi e Presidenca janë në duar të Albin Kurtit.

Problemi është se ne mund të shkojmë, po ku të shkojmë, sepse ne me këtë rrugë filluam të shkojmë nga izolimi. Neve na u tërhoq vërejtja seriozisht me përjashtim nga Procesi i Berlinit. Të gjitha kompromiset të cilat kanë thënë që nuk i pranon i ka pranuar”, ka thënë Visar Ymeri, ish kryetar i LVV-së./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews