Policia e Kosovës ka njoftuar se një xhami në Siqevë të Prishtinës është grabitur më 9 tetor.
Nuk dihet sa para janë vjedhur, por Policia ka njoftuar se është vjedhur arka e vendosur në xhami për bamirësi.
“Është iniciuar rasti pasi dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar në xhaminë e fshatit dhe prej aty kanë vjedhur arkën që është e vendosur për bamirësi. Vlera e parave që ishin në arkë nuk dihet. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.