Qeveria Kurti ka dhënë dritën jeshile për liberalizim tregu të lirë dhe pa pengesa ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë, nën fusnotën e cila shpjegon në fund të faqes se Kosova zhvillon tregtimin brenda gjeografisë rajonale të organizatës, nën rezolutën 12/44 të KS të OKB-së. Pra, pa paragjykuar statusin.
Sipas premtimeve të Emisarit të Ballkanit Perëndimor Manuel Sarazin nga Samiti i Berlinit, Kosovës i është premtuar largimi i UNMIK-ut dhe zëvendësimi me Kosovën nën fusnotë.
Inerpretimi i këtij procesi, Kosova me fusnotë por pa UNMIK, paraqet ofertën e sponsorit të organizatës CEFTA që është Berlini, me disa rregulla të panjohura nëse vlejnë akoma ligjet e tregtisë së lirë ku Serbia konform mandatit të UNMIK-ut, pushton tregun e Kosovës, si territor të vetin për furnizim me mallra.
Fillimisht pas lufte, Serbia për furnizimin e tregut kosovar, për shumicën e mallrave, nuk paguante tatim, ndërsa më vonë nga lista e mallrave tatimoheshin ato që nuk njiheshin si mallra bazë të konsumit ditor.
Nëse këto rregulla kanë ndryshuar , Qeveria është dashur ta thotë publikisht, por ajo që është paraqitur nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, nuk ka thënë akoma asgjë, nëse Kosova me fusnotë dallon diçka nga shtetet e rajonit, apo nëse tregton me të njëjtat rregulla dhe ligje, pse duhet të figurojë asteriksi.
Qeveria Kurti në momentin e fundit ka ndezur dritën e gjelbërt për të qenë pjesë e CEFTA-s, por qytetarët nuk kanë marrë sqarime bazë nga ndryshimi nën logon e UNMIK-ut në atë Kosova me fusnotë./Telegram News