Qeveria Kurti, me dhjetëra ushtrues detyre nëpër ministri

Ministritë e Qeverisë Kurti, funksionojnë me  nga dhjetëra ushtrues detyre.

Ky është konstatimi i deputet  të PDK-së Frat Shala, i cili e sheh këtë funksionim si problematik në rrugën e ushtrimit të funksioneve ministrore.

“Janë dhjetëra ushtrues detyre që tashmë asnjë vendim i tyre nuk është valid. Problemi i menaxhimit të sektorit që nga dita e parë e deri sot është puna me ushtrues detyre. Vetë forma e mbajtjes peng të sektorit dhe masat represive ndaj administratës japin  bazë të fortë të dyshimit  për korrupsion. Unë ende nuk kam has në sqarime  qeveritare, pse mbahet sektori në këtë mënyrë, pra me ushtrues detyre”, ka thënë deputeti i PDK-së Ferat Shala për Telegram News

Punën e pozitës së sekretarit dhe të pozitës ushtrues detyre i sekretarit, apo ushtrues detyre të ndonjë posti  tjetër, si dhe sa janë ato valide juridikisht,  e ka sqaruar  eksperti i administratës, profesori universitar Blerim Burjani i cili për Telegram News thotë:

Të gjitha pozitat me ushtrues detyre, kanë kufizme ligjore  3-6 muaj dhe  mund të nënshkrujnë letra me kufizime

“Pozita e sekretarit, nuk është staf i ministrisë, por person kyç që nënshkruan të gjitha dokumentet dhe aktet  normative dhe pa lejen e tij, asnjë procedurë e brendshme nuk mund të zhvillohet. Sekretari është shërbyes civil,  pra pozita e Sekretarit është pozitë kyçe dhe më e larta në administratën e shtetit, apo shef i administratës dhe zgjidhet me konkurs. Në mungesë të sekretarit, emërohet një sekretar si ushtrues detyre, zakonisht në rastet e mungesës  së ndonjë drejtori i të administratës sipas funksionit emërohet në pozitën e përkohshme deri në zgjedhjen e radhës.  Në rastin e Liburn Aliut, apo ministrisë që udhëheq ai, mban përgjegjësi të plotë për çka do që ndodh  aty. Pozicioni i tij juridik lejon që ai në cilësi sekretari, apo ushtruesi të detyrës së  sekretarit të  nënshkruaj dokumente të ndryshme duke përfshirë edhe ato financiare, transfere financiare etj.

Involvimi i sekretarit të ministrisë në afera financiare, është përgjegjësi për të konstatuar implikimin  e stafit politik te Ministrisë , pra hetimi zakonisht përfshin tërë kabinetin e ministrit dhe ministrin për të konstatuar pa paligjshmëri,në rastin kur Sekretari  ka nënshkruar  akte dhe letra.

Sekretari është person kyç gjithmonë i përzier në (pa)ligjshmëri, sepse është përson rezident  i administratës, apo pozita me e larte në administratën e shtetit”, ka sqaruar Burjani, duke  dhënë sqarim edhe për pozitat tjera që punojnë me ushtrues detyrash:

“Nëpër ministri Qeveria funksionon me ushtrues detyre në disa pozita, por kjo  lejohet për 3-6 muaj dhe secila zgjatje e mandatit përtej kësaj kohe është e kundër ligjshme.

Duhet parë se kush si punon nëpër ministri  me  ushtrues detyrash, sepse ka edhe pozita të drejtorëve e  shumë të tjera, por  të kuptohemi se  ushtrimi i detyrave të tilla kufizon  diapazonin e mundësive për të nënshkruar akte dhe dokumente  dhe ata e ushtrojnë funksionin me kufizime. Këto detyra mund të kryhen  për nevoja  themelore të ministrive deri në emërimet e rregullta ligjore. Pra, fjala është për të gjitha funksionet që ushtrohen nga udhëheqësit e detyrave dhe kjo Qeveri mund të ketë shumë të tillë është thënë rregullisht, të cilët duhet të inspektohen si punojnë dhe sa gjatë ushtrojnë detyrat e tilla”,thotë Blerim Burjani./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews