Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, ka njoftuar se ndodhet në një udhëtim zyrtar në Francë.
Ai ka theksuar se ka marrë të gjitha aprovimet e nevojshme nga Ministria për këtë udhëtim, duke shprehur se çdo veprim i tij është në përputhje me procedurat zyrtare.
“Unë aktualisht jam në një udhëtim zyrtar në Francë… Unë i kam marrë të gjitha aprovimet prej Ministrisë,” ka deklaruar Hafizi në emisionin “Debat Plus”.