Qeveria zbut ndalesën për mallrat serbe në Kosovë

Presioni i Gjermanisë drejt Kryeministrit Kurti ka bërë që një javë para  mbajtjes së Samitit të procesit të Berlinit, Qeveria, të jep shenja të qarta se pajtohet me  ndërprerjen e bllokadës ndaj mallrave të Serbisë, që ishin vendosë pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës .

Ministri i MPB-së  Xhelal Sveçla, ka ndërmarrë hapin e parë të zbutjes së kësaj mase duke kaluar nga masa e ndalimit në masën e sigurisë, proces që sipas Qeverisë do të vazhdojë deri në  vendosjen e skanerëve  në pikat doganore.

Shteti gjerman ka premtuar skanerë  modern për kontrollin e mallrave në pikat doganore  për ta përshpejtuar  kontrollin e mallrave dhe kamera për regjistrimin e pamjeve kryesisht  në pikat doganore Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë se në pikën e  kalimit  kufitar me Serbinë në Merdarë,  ka  zëvendsuar masën e sigurisë  për mallrat serbe duke e zëvendsuar me kontrollin e shtuar.

Në konferencën për media, Kurti ka thënë se kjo masë hyn në fuqi në Merdarë, ndërsa në pikat tjera të kontrollit  doganor mbetet ndalesa deri në arritjen e skanerëve.

Historikun e masave të ndalesës për mallrat serbe në Kosovë, Kurti e ka ndërlidhur me afrimin e ushtrisë serbe  afër kufirit të Kosovës katër në dy vitet e fundit.

Sarrazini humb durimin me qëndrimin e ngurt të Qeverisë Kurti

Emisari për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, e ka humbur durimin me Qeverinë e Kosovës, duke përcjellë  mesazhe të qarta se Kosova mbetet pa të ardhme ekonomike, nëse CEFTA  dhe Berlini vazhdojnë proceset e rrugëtimit pa Kosovën dhe ka paralajmëruar  formimin e Ballkanit të Hapur i cili prek edhe në politikë.

Ndalesa e mallrave serbe në Kosovë, ka bërë që në rrugët sporadike  Kosovë-Serbi që janë të shumta, të lulëzojë tregtia ilegale që shumë herë  ka përfunduar  në duart e Policisë së Kosovës, por kohet e fundit, Kosova ka vendosur barriera betonuese  në drejtim të këtyre kalimeve.

Qeveria Kurti po shpreson  që Samiti i procesit të Berlinit të vazhdojë edhe me Kosovën, por sipas premtimeve gjermane ,Kosova nuk mund të përfaqësohet më tej me UNMIK-un, por me organet legjitime të shtetit të Republikës së Kosovës.

Megjithatë nga Berlini si sponsor i  CEFTA-s, ende nuk kanë folur për masat e para lehtësuese të Qeverisë, por ajo qe besohet të ndodh është që Kosova ta përshtat në tërësi legjislacionin  tregtar me rajonin dhe t’i heq plotësisht masat e ndalimit të  mallrave serbe./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews