Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten.
Në rend të ditës janë pikat e njëjta, duke përfshirë këtu dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ne seancën e radhës që do të mbahet të enjten, do jetë seancë e vazhduar nga ajo e mëparshmja. E dini që tash e dy seanca, sesioni vjeshtor nuk po mund të fillojë në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve pjesëmarrës”, tha Tahiri.
“Rendi i ditës është me pika të njëjta, pra do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare”.