Ushtria izraelite tha se forca e saj ajrore vrau komandantin e Hezbollahut Khader Ali Tawil.
Deklarata tha që Khader kishte punuar me dy anëtarë të tjerë, Muhamed Haidar dhe Hassan Nathir al-Ra’ini, të cilët u vranë në fillim të kësaj jave, transmeton Telegram News.
Ushtria izraelite thotë se të tre ishin përgjegjës për një raketë anti-tank që goditi qytetin e Kfar Yuval në kufirin verior të Izraelit në janar.
Hezbollah nuk komentoi deklaratën e ushtrisë izraelite. /TelegramNews/