Avokati Skender Musa ishte i ftuar në emisionin Raport të Kanal 10 ku ka folur edhe për situatën e kësaj Qeverie ku i ka përmendur edhe disa nga skandalet e saj.
Musa ka thënë se sa i përket çështjes se hetimit të korrupsionit nuk është luftuar në asnjë qeveri në nivelin e kënaqshëm nga institucionet e hetuesisë dhe as nga sistemi gjyqësor, por nuk është duke u luftuar as tash.
“Sa i përket çështjes se hetimit të korrupsionit nuk është luftuar në asnjë qeveri në nivelin e kënaqshëm nga institucionet e hetuesisë dhe as nga sistemi gjyqësor, por nuk është duke u luftuar as tash, por nëse i marrim aferat e rrymës elektrike, pra vjedhjet që po diskutohen shumë, shtrenjtimi i energjisë elektrike, mostrajtimi efikas dhe i shpejtë i skandali me rezervat shtetërore, dhe shumë afera tjera, dhe duke e parë se çfarë po dallon nga e kaluara, shohim që më herët janë dhënë dorëheqje dhe nuk ka pasur kryeministër që e ka mbrojtur një person ose ministër që është akuzuar”, u shpreh Musa.