Biznesmeni Ridvan Muharrremi i cili u arrestua vitin e kaluar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, është duke u intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.
Ridvan Muharremi ka qenë njëri nga tre të dyshuarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Pos Muharremit të arrestuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore ishin Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara. Më 18.08.2023 Muharremi ishte arrestuar bashkë me Garën dhe Lipovicën.
Për këtë ka folur edhe avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ishte i ftuar në emisionin Raport në Kanal 10, ku ka thënë se Ridvan Muharremi ja ka pa sherrin Albin Kurtit.
“Ridvan Muharremi ja ka pa sherrin Albin Kurtit, sepse dihet që Albini është një dost i tij, sepse ai është ushqyer aty, siç ja kanë pa sherrin edhe votuesit e tjerë të Republikës së Kosovës, për aspekte të tjera se çka ka ndodhë në Kosovë, por personalisht si biznesmen ia ka pa sherrin Albni Kurtit. /TelegramNews/