Një aksident me armë zjarri ka ndodhur para disa orësh në rrugën “Mukadeze Lika”, -Mahaxheri në Prishtinë.
Një zyrtar policor raportohet të ketë plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij.
Derisa e njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë se gjendja e gruas është e rëndë.
“Është në gjendje të rëndë. Njëherë për njëherë është gjendja e rëndë, janë krye ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë”, ka thënë ai.