Një shpërthim është dëgjuar në Bejrut nga ekipi i mediumit anglez Sky News, me tym që shihet duke u rritur në pjesët jugore të kryeqytetit libanez.
Periferitë jugore kanë qenë në qendër të sulmeve ajrore izraelite që kur filluan sulmet muajin e kaluar.
Periferia e Dahieh – një fortesë e Hezbollahut – u godit nga Izraeli vonë natën e kaluar, pasi burimet e sigurisë thanë se Izraeli urdhëroi evakuime nga zona të caktuara.
Ende nuk është raportuar për ndonjë të lënduar ose ndonjë viktimë tjetër. /TelegramNews/