Të paktën 15 persona humbën jetën në përmbytjet që prekën pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Dyshohet se numri i viktimave është më i madh për shkak se ekipet e shpëtimit janë ende duke shikuar në shumë vende, raportojnë N1, percjell Telegram News.
Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në zonën e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar probleme të mëdha për banorët e atyre komunave.
“Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut është në rrezik një numër i madh i popullatës, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të lënduar dhe të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile.