Ideja për ta quar lëndën në ndërmjetësim, ka qenë e gjyqtarit Eroll Gashi, ka thënë deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj,në një prononcim për Ekonomia Online.
Rastin e ka quar në gjykatë një rrahje në Kuvendin e Kosovës e ndodhur më 13 korrik të vitit 2023 , ku palë konfrontuese kanë qenë Besnik Bislimi,Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa.Deri te verdikti i ndërmjetësimit ka ardhur me dakordim të të gjitha palëve pas propozimit te gjyqtarit Gashi dhe pritet që procesi të merr fund mes palëve.
Deputeti Hajdar Beqa, për ta evituar paragjykimin për dyshim se ky proces i ndërmjetësimit po ndodh për shkak të koalicionit VV-PDK, është deklaruar se Kosova duhet të udhëhiqet nga një kryeministër i vyer si Bedri Hamza dhe ndërmjetësimi nuk ka të bëjë asgjë me koalicionin.