Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar Qeverinë për mos ekzekutim të pagave për shërbyesit civilë, ai thotë se kjo është papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisë së Financave.
“Deri ku shkon papërgjegjshmëria e një qeverie anti popull dhe antishtet. Paralajmërimi nga vlerësimet e mëhershme se kjo qeveri po e falimenton shtetin jo vetëm në aspektin politik, zhvillimor, ekonomik e social, tani po tregon edhe nivelin e papërgjegjmërisë së papranueshme në një kohë të krizës së vazhdueshme ekonomike dhe sociale, të dështojë të lëshojë pagat për sektorin publik”, shprehet ai.
Sipas deputetit, mos marrja e pagave nga ta është shkelje e rëndë e të drejtave të tyre.
Postimi i plotë: