Ushtria libaneze u tërhoq nga pozicionet e saj përgjatë kufirit jugor në rreth pesë kilometra në veri, konfirmuan forcat e sigurisë libaneze. Tërheqja e ushtrisë hap më tej hapësirë për operacionet izraelite, të cilat janë intensifikuar ditët e fundit.
Por, situata në Lindjen e Mesme u përshkallëzua më tej kur ushtria izraelite në të njëjtën kohë me fillimin e operacionit në Liban kreu një sulm ajror ndaj një automjeti në zonën Mezzah të Damaskut, duke zgjeruar fushatën e saj ushtarake në territorin Sirian, transmeton Telegram News.
Ende nuk dihet se a ka viktima ose të lënduar në këtë sulm
Operacionet tokësore izraelite në disa qytete dhe vendbanime libaneze në jug të vendit, me tërheqjen e ushtrisë libaneze, paraqesin një ndryshim të rëndësishëm në dinamikën e konfliktit, ndërsa Hezbollah po përgatitet për luftime të mëtejshme në terren. /TelegramNews/