Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant tha se “faza tjetër në luftën kundër Hezbollahut do të fillojë së shpejti”.
Ai njoftoi se faza tjetër do të kontribuonte në arritjen e qëllimit të luftës për kthimin e banorëve izraelitë të evakuuar nga Izraeli verior në shtëpitë e tyre.
Ky hap përpara vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje për një armëpushim “menjëherë”.
Gallant tashmë kishte lënë të kuptohet për një sulm tokësor në Liban më herët sot, ndërsa iu drejtua ushtarëve. /TelegramNews/