Raport i ri për vdekjen e Alexei Navalny: Opozitari rus u helmua?

Portali rus Insider lëshoi një raport, duke cituar burime pa emër nga pushteti, për vdekjen e opozitarit Alexei Navalny, i cili vdiq në burg më 16 shkurt të këtij viti.

Ky është një raport që fillimisht ishte planifikuar për botim, derisa autoritetet e ndryshuan atë, d.m.th. e kanë fshirë pjesën që lidhet me simptomat e helmimit, transmeton Telegram News.

Në një version zyrtar të lëshuar disa javë pas vdekjes së tij, shkruhet se Navaljny vdiq për shkak të një kombinimi të disa sëmundjeve.

Njerëzit e afërt të tij njoftuan menjëherë se raporti ishte i pasaktë dhe se dyshuan se Navaljni ishte vrarë në burg.

Kujtojmë, në vitin 2020 ai u helmua nga një agjent nervor në një fluturim brenda Rusisë, kjo është arsyeja pse ai u transferua në Gjermani. Sidoqoftë, në vitin 2021, ai vendosi të kthehej në Rusi, ku u arrestua menjëherë.

Ai i kaloi ditët e tij të fundit në një nga burgjet më famëkeqe në Rusi, që ndodhet në Rrethin Arktik. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews