Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur takimet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork.
E para e shtetit në Facebook ka thënë se ka qenë një javë me përplot aktivitete në interes të Kosovës.
Përgjatë listimit të takimeve në faqen e saj zyrtare në Facebook, Osmani përmendi edhe diskutimin me presidentin, Joe Biden, në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
Postimi i plotë i Osmanit:
Një javë përplot aktivitete në interes të Republikës së Kosovës në New York, që ndër të tjera, përfshiu:
Diskutimin me Presidentin Biden në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara;
Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike;
Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë;
Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point
Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor
Diskutimin në Council on Foreign Relations mbi vizionin e Kosovës drejt së ardhmes së saj euroatlantike
Diskutimin në Clinton Global Initiative, mbi përpjekjet tona në Kosovë e përtej, për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Takim me ish-Presidentin e SHBA-ve – Bill Clinton
Takim me Presidentin e Bruneit – Sulltanin Hassanal Bolkiah
Takim me Presidentin e Mauritanisë – Mohamed Ould Ghazouani
Takim me Presidentin e Guinea-Bisaus – Umaro Sissoco Embaló
Takim me Presidentin e Malawit – Lazarus Chakwera
Takim me Presidentin e Gambisë – Adama Barrow
Takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë – Pietro Parolin
Takim me Drejtorin e Lartë për Evropë në Shtëpinë e Bardhë, Michael Carpenter
Takim me Ndihmës sekretarin e Shtetit – Jim O’Brien
Takim me Ndihmës sekretaren e Shtetit – Dafna Rand
Takim me Kryeshefen ekzekutive të MCC-së – Alice Albright
Bashkëbisedim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve – Antony Blinken
Bashkëbisedim me ish-Sekretaren e Shtetit – Hillary Clinton
Bashkëbisedim me Këshilltarin e Presidentit Biden për Organizata Ndërkombëtare, Joshua Black
Bashkëbisedim me Presidentin e Bullgarisë – Rumen Radev
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Shqipërisë – Edi Rama
Bashkëbisedim me Presidentin e Polonisë – Andrzej Duda
Bashkëbisedim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës – Denis Bećirović
Bashkëbisedim me Presidentin e Estonisë – Alar Karis
Bashkëbisedim me Presidentin e Letonisë – Edgars Rinkēvičs
Bashkëbisedim me Presidentin e Panamasë – José Raúl Mulino
Bashkëbisedim me Presidentin e Republikës Domenikane – Luis Abinader
Bashkëbisedim me Presidentin e Fixhit – Wiliame Katonivere
Bashkëbisedim me Presidentin e Gabonit – Brice Oligui Nguema
Bashkëbisedim me Presidentin e Surinamit – Chan Santokhi
Bashkëbisedim me Presidentin e Namibisë – Hage Geingob
Bashkëbisedim me Presidentin e Mauritius – Prithvirajsing Roopun
Bashkëbisedim me Presidentin e Këshillit të BE-së – Charles Michel
Bashkëbisedim me Kryeministren e Italisë – Giorgia Meloni
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Holandës – Dick Schoof
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Armenisë – Nikol Pashinyan
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Sllovenisë – Robert Golob
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Irlandës – Simon Harris
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Maltës – Robert Abela
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Portugalisë – Luís Montenegro
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Islandës – Bjarni Benediktsson
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Lihtenshtajnit – Daniel Risch
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Shën Kits dhe Navis – Terrance Drew
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Greqisë – Kyriakos Mitsotakis
Takim me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë – Mahmoud Thabit Komb
Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan,
Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Gjermanisë – Annalena Baerbock
Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Kanadasë – Mélanie Joly
Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Holandës – Caspar Veldkamp
Bashkëbisedim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut – Xavier Bettel
Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Beninit, Shegun Adjadi Bakari
Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov
Sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës – Alain Berset
Sekretarin e Organizatës së Shteteve Amerikane – Luis Almagro
Takim me Të dërguarin e posaçëm të BE-së – Miroslav Lajcak
Bashkëbisedim me Guvernatorin e Pennsylvania – Josh Shapiro
Organizimin e ngjarjeve të shumta me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, përfshirë:
– Tubimin e organizuar në Staten Island nga shoqata Ulqini dhe shoqata të tjera shqiptare
– Tubimin e organizuar me komunitetin në kishën shqiptare në NY
– Vizitën në shoqatën shqiptaro-amerikane Vatra
– Darkën me ndërmarrës dhe veprimtarë shqiptarë
– Takimin me studentë të universiteteve më prestigjoze të “Ivy League”
– Takimin me nxënës e mësues të shkollave shqipe në New York, nën organizimin e Mark Gjonaj
Pjesëmarrjen në aktivitete të tjera në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, përfshirë pritjen e liderëve nga Clinton Global Initiative; Darkën e organizuar nga Atlantic Council; darkën e organizuar nga Zëvendëskryeministri i Luksemburgut; fjalimin në në ngjarjen e organizuar nga Gjermania, Australia, Kanadaja, dhe Holanda dedikuar të drejtave themelore të grave; pjesëmarrjen e presidencës në aktivitetin e organizuar nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me të mbijetuarat e dhunës seksuale; pjesëmarrjen e presidencës në diskutimin e organizuar nga Presidenti i Kenias; pjesëmarrjen e presidencës në organizimin e Departamentit të Shtetit për agjendën për Gratë Paqen e Sigurinë; pjesëmarrjen e presidencës në ngjarjen e organizuar nga Danimarka dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe aktivitete, takime e diskutime të tjera./TelegramNews./