Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka akuzuar për vjedhje pushtetin e Albin Kurtit.
Ai gjithashtu ka shkruar se Kurti po kryen edhe punët e Serbisë në fushatën e saj për ç’njohjen e Kosovës.
“Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Washingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, ka shkruar Haziri në një postim në Facebook.
Postimi i plotë: