Mihali – Abdixhikut: Cilës traditë dëshiron t’i kthehesh, asaj të pazareve për koalicione me PDK-në dhe Listën Serbe

Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit në një tubim në Krushevë të Madhe të Klinës tha se “Ne duhet të vendosim, a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta”.

Me këtë rast Mihali ka thënë se Abdixhiku duhet të tregoj se cilës traditë dëshiron t’i kthehet, derisa ka shkruar “me siguri traditës së pazareve për koalicione me PDK-në dhe Listën Serbe”.

Reagimi i plotë i Mihalit:

E djathta nuk bën të barazohet me tyxharllëkun.

Abdixhiku paska folur për t’ju kthyer traditës. Cilës traditë se? Me siguri traditës së pazareve për koalicione me PDK-në dhe Listën Serbe.

Po ashtu e djathta asgjë nuk ka të bëj me Lumir Abdixhikun e enturazhin e tij. Sepse e djathta asnjë lidhje nuk e ka me tyxharët. Të djathtë nuk të bën sekserllëku për shitje shtëpish te biznesi i çunave të ‘Marigona’. E aq më pak përpjekja për mbështetje okulte nga Shkëlqim Devolli e instrumentet e tij.

Ky e ka pas një shans për ta tejkaluar batakun e tyxharllëkut kur guximtarët e djathtë u bashkuan për t’i dhënë jetë një projekti të madh prosperues. Po ku me e gjet ky atë guxim.

Ka të djathtë në Kosovë. Ata janë në udhëheqjen e institucioneve të Kosovës aktualisht. Ku punojnë me nder dhe përkushtim.

E djathtë e qendrës është shkëlqesia e saj Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani Sadriu.

Një kampione e së djathtës është Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla Schwarc.

E djathtë liberale është kryetarja e grupit parlamentar të mazhorancës aktuale në Kosovë znj. Mimoza Kusari Lila.

Të djathtë të qendrës e liberalë janë dhe ministra, zëvendësministra e deputete e deputetë të nderuar të mazhorancës.

I djathtë është deputeti, doktor Haxhi Avdyli.

Ato punojnë çdo ditë, pa ndalur, me një ritëm dhe integritet të lartë njerëzor e profesional për sovranitetin e vendit, për fuqizimin si kurrë më parë të mbrojtjes, ushtrisë së vendit,

për mirëqenien e familjes, për rend dhe ligj, për disiplinën financiare, për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja, për mbështetjen e ndershme bizneseve e prodhuesve të vendit, për forcimin e shtetësisë së Kosovës ndërkombëtarisht dhe për triumfin e respektimit të të drejtave të të gjithëve.

Bashkë me ne socialdemokratët ne kemi bërë një front të gjerë që ka bashkuar ndershmërinë politike dhe punën, vullnetin, dijen vetjake e kolektive, trashëgiminë politike dhe bashkëkohësinë e atyre që kanë dhënë mundin për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

E djathta mëton për ndershmërinë në politikë, për patriotizmin.

E këto kërkojnë guxim jo cirqe me oligarkë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews