Gjatë paradites në New York, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla mirëpritën Ndihmës Sekretarin amerikan, James C. O’Brien, dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Ata diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe procesin e dialogut me Serbinë, në prag të samitit të Procesit të Berlinit, që shënon 10-vjetorin e tij.
Kurti theksoi angazhimin e qeverisë për shërbime cilësore dhe një ambient të sigurt për qytetarët, si dhe përkushtimin për bashkëpunim rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë sipas Marrëveshjes Bazike.