Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar Dejona Mihalit duke i kërkuar të tregojë publikisht se pse është intervistuar nga Prokuroria Speciale në rastin për dyshime të mëdha për korrupsion të ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i emëruar ky partiakisht nga Lëvizja Vetëvendosje.
Mustafa nëpërmjet Facebookut i ka bërë thirrje Mihalit që të tregojë, sipas tij, për rolin e saj në mafien energjetike.
“Dejona, cili është çmimi i energjisë elektrike? Po e paguani cash apo përmes GEN-it të Serbisë?”, ka shkruar Mustafa.