“Një kërkushi nga Tirana u jep autorizime a me ndal rrymën”: Kica-Xhelili vazhdon polemikën me pushtetin

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka vazhduar polemikën me pushtetin në dritën e skandeleve të fundit të Vetëvendosjes, duke thënë se “një kërkushi nga Tirana u jep autorizimeve kur me dal e lëshu rrymën”.

“Llojin e këtyre e njohim. Këtë sjellje prej prepotenti pushtetplotë për besë ky popull nuk e falë. Jemi shumë, ama shumë krenarë për të toleruar kapadai të tillë që verbohen nga pushteti, dhe shohin veten mbi Zot e Atdhe!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Kush më shitka moral sot?

KËTA, që paturpësisht mbrojnë krimet që po i bëjnë me Martinat, Nagipat, BRAQAT e Mimozës matanë kufiri me Naserat që lëvizin lirshëm lart e poshtë Serbisë? Këta që vjedhin në miell e vaj e bukë ushtari?

Këta, që i vjedhin shtetit milionët për t’ua falë ambalazhuesve të ujit? Që nënshkruajnë fshehtas tenderë?

Këta, që një kërkushi nga Tirana i japin autorizime të ndal e lëshojë rrymën? E të përcaktojë kush ku punësohet?

Mbani mend: Ky popull, më fuqishëm se gjithçka tjetër, DËNON.

Llojin e këtyre e njohim. Këtë sjellje prej prepotenti pushtetplotë për besë ky popull nuk e falë. Jemi shumë, ama shumë krenarë për të toleruar kapadai të tillë që verbohen nga pushteti, dhe shohin veten mbi Zot e Atdhe!

Koha jonë po vjen! E bashkë me të, qetësia kolektive e një shoqërie që nuk ndjen ekzaltim në ofendimet që këta i kanë ushqim.

E këta do të fundosen pikërisht në ofendimet që ja bëjnë mbarë shoqërisë, të mpiksur nga dalldia e arrogancës.

Doarsa R. Kica

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews