Kica-Xhelili: Raporti i KE-së evidenton se s’ka progres në drejtësi, Qeveria s’i merr seriozisht reformat

Pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur shqetësim për gjendjen e sundimit të ligjit dhe dështimin e reformave.

Ajo në Debat Plus, ka theksuar se raporti evidenton mungesën e progresit në këtë fushë, duke theksuar se reformat e iniciuara nga Qeveria kanë dështuar.

Kica-Xhelili ka thënë se dështimi është rezultat i mungesës së komunikimit ndërmjet qeverisë dhe aktorëve të interesit, siç janë këshillat përkatëse.

Ajo ka akuzuar qeverinë për ngutësi në miratimin e ligjeve që nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Nga raporti i Progresit, janë dy çështje, e para ka të bëj me sundimin e ligjit, ajo që e evidenton raporti është ajo që ka qenë e ditur për një që nuk ka progres në kuptimin e sundimit të ligjit, të gjitha reformat që janë iniciuar kanë dështuar. Kanë dështuar jo vetëm për shkak të mungesës së komunikimit të qeverisë me aketerët që janë palë te interesit, që janë këshillat përkatëse, pro ka dështuar gjithashtu për shkak të ngutisë se Qeverisë që të sjellë ligje që nuk janë në përputhej me BE-në”, ka deklaruar ajo.

“Këta nuk e kanë seriozisht çështjen e reformave në drejtësi,” ka shtuar ajo.

Deputetja theksoi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë, qëllimisht, nuk i merr parasysh komentet e Komisionit të Venecias, duke risjellë ligjet pa përmirësime të nevojshme.

“Nëse asgjë tjetër do të mundoheshe që kur e sjellë një ligj në Kuvend ai të kalojë pa asnjë domosdoshmëri që të shkoj në Kushtetuese apo të mos ketë kritika nga BE-ja e as Komisioni i Venecias. Çështja tjetër që e lexoni në raport, është fakti që ministria e Drejtësisë natyrisht që qëllimshëm, nuk i merr parasysh komentet e Venecias, dhe i sjellë e i risjellë ligjet pa i marrë fare parasysh këto komente”, ka deklaruar Kica – Xhelili ne Debat Plus.

Një tjetër çështje shqetësuese, sipas saj, është tendenca për kontrollin e mediave nga ana e qeverisë, e cila është e evidentuar në raportin e fundit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews