Kurti thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen: Borrell e Lajçak s’i bien bilbilit kur ka shkelje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për ngecjet në dialogun për normalizim mes të dyja vendeve duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka strehuar udhëheqësin e grupit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiq.

Madje ai ka kritikuar edhe ndërmjetësit për mos ushtrim të rolit të tyre.

“Radoiçiqi është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe i financuar nga Serbia. Si është e mundur t’i thonë po Marrëveshjes së Ohrit, por refuzojnë ta nënshkruajnë?” ka thënë ai, në një intervistë për “Politico.eu”.

Kurti ka fajësuar edhe diplomatët e Bashkimit Evropian, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe emisarin për dialog, Miroslav Lajçak.

Ky portal shkruan se pavarësisht se ndanë të njëjtën tryezë në Bruksel javën e kaluar, dy liderët ballkanikë nuk folën drejtpërdrejt.

“Problemi është se zotërinjtë Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka shkelje. Paramendojeni një gjyqtar që sillet në fushën e futbollit pa bilbil.  Kur ai flet, unë nuk ndërhyj. Sa herë që flas, ai ankohet”, ka thënë Kurti për Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews