Rasti “Banjska”, Musa: Dënimi ndaj të akuzuarve mund të jetë prej 15 vitesh deri në burgim të përjetshëm

Rasti “Banjska” filloi së shqyrtuari në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ndaj tre të arrestuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, u veçua procedura gjyqësore. Kurse për 42 të akuzuarit të tjerë, të cilët janë të paarritshme akoma për Prokurorinë Speciale.

Ndërsa seanca është shtyer  për 9 tetor   ndaj sulmuesve serbë në Banjskë, kjo pasi që avokatët serbë u ankuan se nuk janë pajisur në kohë me shkresat e lëndës, dhe të akuzuarit nuk kanë mundur ta lexojnë aktakuzën.

Në lidhje me këtë aktakuzë ka folur avokati Skender Musa.

Musa u shpreh se aktakuza është bërë në afat rekord, kjo pasi që aktakuza përmban shumë material dhe një numër të madh të akuzuarëve.

Avokati ka folur dhe për procesin e zgjatjes së procesit të gjykimit, ku thotë se procesi gjyqësor nuk ka ndonjë mundësi të përfundoj brenda një viti.

“Aktakuza është bërë në afat rekord, duke pasur parasysh  që ka shumë material, një numër i madh i të akuzuarëve, hetimet që janë bërë brenda  Kosovës dhe jashtë Kosovës, ekspertizat  që janë kry brenda instutucioneve të Kosovës dhe në instutucionet e vendeve që Prokuroria Speciale bashkëpunon në mënyrë zyrtare me prokuroritë tjera dhe me instuticionet tjera të vendeve të BE-së, pra aktakuza është ngrit në një afat rekord ndërkaq procesi gjyqësor nuk ka mundësi të kryhet brenda një viti”, u shpreh Musa.

Musa foli dhe për Kodin Penal të Kosovës, në lidhje me masat e dënushmërisë të personave që i kanë kryer këto vepra.

“Kodi i procedurës penale parasheh veprën prej 15 vitesh deri në burgim të përjetshëm, sepse për vepra të natyrës së tillë e sidomos kur ka dhe vrasje, dënimet e përjetshme janë të mundshme”, u shpreh Musa.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews