Banjska mund të përsëritet

Të martën është mbushur një vit  nga sulmi terrorist në  fshatin Banjskë të Zveçanit  në veriun e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe një polic tjetër pësoi lëndime, ndërsa grupi terrorist  serb,  pësoi me tre  serbë të vrarë.

Se Serbia nuk e ka mendjen të heq dorë nga  veriu i Kosovës, ka dëshmuar mbështetja e organizuar e simpatizuesve të Klubit Futbollistik Partizani, kur në tribuna u shpalos fotografia e një pjesëmarrësi të grupit që  u vra në Banjskë me 24 shtator të vitit 2023, duke e ngritur në piedestalin e heroit  serb.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se përderisa grupi i Banjskës është në liri ekziston rreziku për ndonjë sulm  tjetër në veri, të ngjashëm me Banjskën.

Megjithatë, Elshani ka siguruar se në rast të përsëritjes Policia e Kosovës është e përgatitur për reagim dhe ka numër te mjaftueshëm të pjesëtarëve policorë.

Mundësinë e përsëritjes së një apo më shumë sulmeve në veri të Kosovës Elshani e mbështet në faktin se njeriu mi i afërt i vet presidentit te Serbisë Milan Radoiçiq, jeton i lirë në Serbi.

Radoiçiq, madje ka blerë shtëpi të re ne vendin më të shtrenjtë  në Dedinje të Beogradit, pikërisht në kohën kur emri i tij  lakohet rregullisht  në Kosovë, Serbi dhe në  bashkësinë ndërkombëtare, në krye me SHBA-të dhe shtetet e QUINT-it që kanë kërkuar dhe kërkojnë vazhdimisht   nga Serbia  bashkëpunim në drejtësi për zbardhjen e  aktit terrorist në Banjskë, vepër të cilën e ka pranuar   ish nënkryetari i Listës Serbe.

Elshani e ka cilësuar  më të çasshme Policinë e Kosovës në veri ku është krijuar bindja te serbët se forcat policore të Kosovës mund të arrijnë çdo kund dhe për çdo kënd, pas shpartallimit të grupeve kriminale

Njohësi i politikave të sigurisë për Ballkanin  Perëndimor Daniel Server, gjithashtu e sheh rrezikun e  Kosovës nga Serbia, derisa Beogradi nuk jep shenja  bashkëpunimi me drejtësinë rreth aktit terrorist në Banjskë.

Për ta  hequr dilemën se Serbia paraqet  rrezik për Kosovën me sulme të ngjashme sikur të Banjskës, dëshmon deklarata e vet presidentit të Serbisë Vuçiq se  Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe se Serbia do të jetë e gatshme të kthehet në Kosovë në momentin e parë të volitshëm sipas vlerësimit.

Tutje, thuhet se Radoiçiq është duke u hetuar si i dyshuar dhe  ngarkohet me tri vepra penale: shoqërim për kryerjen e veprave kriminale, prodhim, mbajtje, dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

I njëjti  në tetorin e vitit të kaluar, pak ditë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës , u intervistua dhe lirua nga prokurori në Beograd.

Prokuroria Speciale e Kosovë ka ngritur aktakuzë për Radoiçiqin dhe grupin prej 45 serbëve nga sulmi në Banjskë, e cila aktakuzë është mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews