Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se forcat policore kanë arritur të eliminojnë tre terroristë dhe të arrestojnë tre të tjerë pas sulmit terrorist në Banjskë.
Hoxha ka theksuar se megjithëse kanë pasur më shumë të qëlluar se kaq, ai si drejtor policie nuk mund të konfirmonte asgjë derisa nuk kanë trupin e një personi të eliminuar.
“Ne kemi arritur të sigurojmë tre trupa që janë të identifikuar dhe u janë dorëzuar familjeve”, ka thënë ai.
Hoxha gjithashtu përmendi se informacione të tjera flasin për shumë më tepër të lënduar, disa prej të cilëve janë përcjellë në Serbi.
Ai shpjegoi se nga informacionet e siguruara, ka pasur shuma më të larta që kanë bartur njerëz nga territori i Banjskës në Serbi.
“Ka pasur tërheqje në mënyrë qyqare nga territori i Banjskës dhe territori i Kosovës,” ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.