Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, O’Brien dhe zëvendësndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Përmes një njoftimi në X, emisari i BE-së bëri të ditur se me dy zyrtarët pati një diskutim “reth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikave rajonale.”
Postimi i plotë:
Always useful to have a strategic discussion about the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and regional dynamics with 🇺🇸 @StateEUR O’Brien and 🇺🇸DAS Kasanof. Looking forward to continuing our conversation next week in Brussels! pic.twitter.com/seXA06jSMT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2024