Rohde: Radoiçiq është i lirë ndonëse mori përsipër fajin për Banjskën, drejtësia duhet të vendoset

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, theksoi se Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi pavarësisht se ka pranuar fajin dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Rohde në “X” tha se kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen, andaj sipas tij, drejtësia duhet të vendoset pa vonesë ose justifikim.

“Një vit më parë, në Banjskë është vrarë oficeri Afrim Bunjaku. Sakrifica e tij nuk do të harrohet. Megjithatë, Radoiçiq, autori i dyshuar, mbetet i lirë në Serbi, pavarësisht se e pranon fajin. Kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen. Drejtësia duhet të vendoset – pa vonesë ose justifikim”, tha ai.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ministra të kabinetit qeveritar, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij.

Kurti theksoi se “Serbia është përgjegjëse andaj duhet të jap përgjegjësi. Në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë”./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews