Sindikata e Policise së Kosovës ka përkujtuar rreshterin policor Afrim Bunjaku të vrarë një vit më parë në Banjskë të Zveçanit.
Nga Sindikata thuhet se Afrim Bunjaku ra në mbrojtje të vendit dhe sovranitetit të saj, duke kryer detyrën me guxim dhe përkushtim të pashoq, në përballje me një sulm të organizuar nga bandat kriminale serbe në veri të Republikes së Kosovës.
“Ai u bë shembull i përhershëm i trimërisë dhe sakrificës për secilin prej nesh që mban uniformën e Policisë së Republikesë së Kosovës, duke dëshmuar se mbrojtja e paqes, sigurisë dhe integritetit të vendit tonë është mbi gjithçka. Kujtimi për Afrim Bunjakun do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona, dhe ne jemi krenarë që një hero si ai ishte pjesë e radhëve te Policise tonë”, thuhet në njoftim.
Derisa kanë shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.
“Afrimi nuk është më mes nesh, por heroizmi i tij do të mbetet përjetësisht frymëzim për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme për heroin Afrim Bunjaku”, thuhet tutje.