“Skenari i terroristëve”, një vit nga sulmi në Banjskë, a ka rrezik Kosova nga sulme të tjera?

Sot një vit më parë një grup paramilitar serb iu rikthye metodave të vjetra duke sulmuar Policinë e Kosovës në Veri, incident që ringjalli tensionet dhe frikën e një lufte të re.

Kosova prej se e ka shpallur Pavarësinë në vitin 2008, ka pasur përplasje me grupet paramilitare të armatosura mirë në veri, dhe kjo përplasje ka ardhur duke u rritur ndër vite.

Por rasti i fundit i 24 shtatorit të vitit 2023 ishte nga më të rëndit.

Ky sulm ishte kryer nga grupi paraushtarak serb, i cili ishte i armatosur rëndë, ku mbet i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi – Afrim Bunjaku.

Zyrtarë të Policisë pohuan për një grup terrorist të përbërë nga rreth 90 persona. Prej tyre 3 kishin mbetur të vdekur, ndërsa 8 të tjerë u arrestuan.  Pjesa tjetër  kishte arritur të shpëtonte.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me grupe lokale, por me një organizatë terroriste të drejtuar dhe urdhëruar drejtpërdrejt nga Beogradi”, kishte potencuar në atë kohë Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Sot një vit, më 24 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha:

“Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjskë të Zveçanit, është sulmuar Policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare”, zbuloi Kurti atë mëngjes, duke njoftuar për ngjarjen e rëndë që kishte tronditur jo vetëm veriun, por gjithë Kosovën dhe më tej, shkruan Telegram News.

Kurti e dënoi atë mëngjes sulmin kriminal dhe terrorist.

“Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen”, deklaronte Kurti.

Qyteti i Vushtrrisë nuk kishte parë kurrë më shumë zemra të bashkuara sesa pasditen e 24 shtatorit 2023.
Me një ceremoni shtetërore në varrezat e fshatit, iu dha lamtumira e fundit dëshmorit më të ri të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku.

Qindra qytetarë të thjeshtë, familjarë dhe kolegë, përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, kishin
nderuan sakrificën e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra i veshur me uniformën e Policisë së Kosovës.

Çfarë ndodhi pas sulmit?

Një javë më vonë, në vendin ku filloi sulmi, forca të shumta sigurie ishin vendosur për të monitoruar të gjithçka.
Makinat e rënda që ishin vendosur në rrugë për të bllokuar rrugën, ishin zhvendosur tutje, në mënyrë që rruga të hapej për qarkullim. Xhama të thyera, dyer të shkatërruara dhe goma të dëmtuara, ishin shenjat e luftës njëditore në Banjskë.

Policia pas sulmit konfiskoi sasi të madhe të armatimit, dhe tha se organizatori kyesor i sulmit ishte Milan Radoiçiq, i cili bashkë me një grup terroristësh ikën maleve për në Serbi. Pas “arratisjes” në Beograd – Radoiçiq e pranoi krimin dhe tha se jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe.

Ndërkohë, në Veri, Policia ia ka konfiksuar villën milionëshe, banesën, disa vetura dhe një varkë, Milan Radoiçiqit.

Krerët e shtetit të Kosovës vazhdimisht kërkuan sanksionimin e Serbisë nga autoritetet ndërkombëtare, një apel që ndau edhe shumë zyrtarë të Bashkimit Evropian. Megjithatë, sanksionimi për shtetin serb nuk erdhi kurrë.

Derisa kryeministri Kurti vazhdimisht potenconte se nëse Serbia nuk sanksionohet ndërkombëtarisht, do ta përsërisë krimin.

Pas sulmit terrorist në Banjskë, Britania e Madhe dërgoi 200 ushtarë shtesë në Kosovë për t’u bashkuar me misionin e KFOR-it. Ky vendim erdhi pas kërkesës nga NATO dhe pas sulmit të 24 shtatorit.

Më 21 tetor, emisarët perëndimorë kërkuan nga Prishtina dhe Beogradi normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e Marrëveshjes për normalizim. Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së, theksoi se është urgjente të zbatohet dialogu, veçanërisht pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi se prioriteti i Kosovës është siguria e shtetit pas sulmit të fundit dhe kërkoi një reflektim të ri mbi dialogun. Ai vlerësoi planin e emisarëve për avancimin e procesit.

Armët e përdorura në Banjska

Këtu e keni katalogun e armëve të reja ushtarake serbe për vitin 2023. Ato janë të shpejta, efikase dhe kanë një rreze goditjeje shumë të madhe.

Siç mund ta shihni nga përshkrimet, një pjesë e konsiderueshme e armëve të sofistikuara të përshkruara në këtë katalog zyrtar të ushtrisë serbe, iu gjetën sulmuesve në Banjskë.

“Sloboda” është një nga kompanitë më të mëdha prodhuese në Serbi. Nga viti 2010 deri në vitin 2017, në rimëkëmbjen dhe modernizimin e kësaj fabrike nga Beogradi janë investuar rreth 30 milionë euro.

Në vitin 2017, kjo kompani kishte 2300 punëtorë dhe kishte një fitim prej 150 milionë eurosh.
Në vitin 2018, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të saj, ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin,
deklaroi se kjo kompani nuk mund të privatizohet dhe se investimet në të do të vazhdojnë.

Si u vranë pjesëtarët e grupit terrorist të sulmit në Banjskë?

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kishte thënë se për shkak të ndjeshmërisë së operacionit dhe sigurisë së personelit policor, nuk mund të tregojë se si janë vrarë pjesëtarët e grupit terrorist që kryen sulm ndaj Policisë në Banjskë më 24 shtator.

Mirëpo ai nuk përjashton mundësinë që të njëjtit të jenë qëlluar me snajper apo armë të shkurtra.

“Kjo është çështje sekrete për momentin, por mund të jenë vra prej armëve të shkurtra, snajperit, është ballafaqim me armë zjarri që për momentin duhet ta mbajmë sekret për shkak të ndjeshmërisë së operacionit dhe punës” – kishte thënë Hoxha.

Agim Musliu, drejtor i Institutit për Krime Hibride të Luftës ‘Oktapod’, është i bindur se ky manastir nuk është zgjedhur rastësisht për të qenë pikë e sulmeve.

Sipas tij, zgjedhja lidhet me qëndrimin ultranacionalist dhe mohues të kishës për krimet në Kosovë.

“Kisha Ortodokse Serbe dhe Kisha Ortodokse Ruse janë pjesë përbërëse e shpirtit të popullit, por edhe ndikues të rëndësishëm në politikat shtetërore. Kjo kishë nuk u zgjodh rastësisht, pasi është ndër të paktat kisha që nuk e kanë gjykuar luftën serbe, pushtimet dhe masakrat e Millosheviqit që ndodhën në Kosovë, përkundrazi, ajo mbështeti Millosheviçin dhe tani mbështet Vuçiqin. Është një bazë e fortë ultra-nacionaliste që mbështet politikat fashiste të Vuçiqit”, kishte thënë Musliu.

Pse dështuan dhe cili ishte qëllimi i këtij grupi?

Për ekspertët, gjithçka ishte e qartë. Në atë kohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishin në tryezën e bisedimeve për Asociacionin e Komunave serbe dhe të gjitha dyshimet drejtohen drejt qëllimit për të provokuar një përplasje mes civilëve dhe Policisë së Kosovës në manastir.

Komuniteti serb do të paraqitej si viktimë para Bashkësisë Ndërkombëtare, duke pretenduar diskriminim dhe dhunë nga Policia e Kosovës, duke e vendosur kështu këtë të fundit në një pozicion inferior.

Rrezik për sulme të tjera

Eksperti i sigurisë, Musliu ka thënë se Serbia në vazhdimësi do të ketë tendenca të tilla ndaj Kosovës.

“Tendenca të tilla do të ketë në vazhdimësi, sipas meje. Unë mendoj që tendenca të tilla do të ketë gjithmonë nga ana e Serbisë. Do të tentojë që ta destabilizojnë Kosovën përderisa Kosova nuk forcohet ushtarakisht, përafërsisht sa edhe Serbia. Dhe vetë dhe Serbia do të heq dorë përfundimisht nga këto tendenca, nëse e sheh vetëm forcën ekuivalente apo edhe më të fortë se vet”, u shpreh Musliu.

Ngritja e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë 

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal – “duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.

“Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia nuk ndalet me planet e saj për të pushtuar një pjesë të territorit të saj.
Shteti serb po përdor popullatën civile, organizatat kriminale, madje edhe kishën serbe si instrumente për të aneksuar veriun e Kosovës.

Shqiptarët dhe shteti i Kosovës kanë treguar edhe një herë se janë në anën e duhur të historisë, duke demonstruar vetëpërmbajtje dhe reagim proporcional ndaj terroristëve.

Provokimeve luftarake nga Beogradi duhet të marrin fund një herë e përgjithmonë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë me forcë sot, që nesër të mos jetë vonë!  /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews