Suhareka udhëton për herë të parë në historinë e klubit në stadiumin “Zahir Pajaziti” për t’u përballur me Llapin, në një ndeshje që premton emocione dhe sfida të mëdha.
Përballja me liderët aktualë të Superligës së Kosovës është e rëndësishme për llapjanët, të cilët kanë treguar formë të shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit, duke fituar pikët maksimale pa pranuar asnjë gol.
Kthimi i trajnerit Tahir Batatina në stol pas dënimit dy-javor është një motivim i madh për skuadrën, që me dy fitore radhazi ka shënuar një kthesë pozitive.
Në mungesë të Batatinës, Llapi arriti të rrëmbejë gjashtë pikë të vlefshme, por ardhja e tij në stol kundër një kundërshtari të fortë si Suharekaz.
Këto dy përballje – fillimisht ndaj Suharekës dhe më pas ndaj Ballkanit – mund të përcaktojnë rrugën e Llapit drejt kreut të tabelës, sidomos nëse arrijnë të sigurojnë fitore në këto takime kyçe.