Superndeshja mes Man Cityt dhe Arsenalit mbyllet pa fitues

Arsenali dhe Manchester City kanë barazuar 2:2 në kuadër të xhios së gjashtë në Premier League.

Pjesa e parë e takimit ishte tejtet dramatike nga të dyja skuadrat.

Ishin vendasit që kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë përmes Erling Haaland, pasi norvegjezi pranoi asistiin e Savinhos.

“Gunners” arritën të barazojnë shifrat pastaj në 1-1 në minutën e 22-të, pas  një supergoli të Riccardo Calafiorit – i cili ishte edhe i parë për të me fanellën e Arsenalit.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, ishte mbrojtësi Gabriel pastaj që kaloi mysafirët në epërsi pasi shënoi gol me kokë.

Pak sekonda pa përfunduar pjesa e dytë, Leandro Trossard morri kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij me një futbollist më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë.

Në 45 minutat e dyta, City u hodh në ofansivë me të gjitha forcat.

Nga gjitha rastet që krijuan, golin e barazimit e gjetën krejt në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ishte John Stones i cili shënoi gol për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij krejt në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas këtij takimi, City vazhdon kryesimin në renditjen tabelare me 13 pikë, derisa Arsenal gjendet në vendin e katërt me 11 pikë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews