Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që fituan penallti në minutën e 20-të, derisa nga pika e bardhë i saktë u tregua Vesel Limaj, i cili po kalon formë fantastike me Malishevën së fundmi.
Por pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Edi Basa që shënoi nga një goditje dënimi për 1-1.
Malisheva që po zhvillon ndeshje të mira këtë sezon mori sërish epërsinë në minutën e 52-të, me golin e shënuar nga Laurent Xhylani për 2-1.
Malisheva pas kësaj fitoreje ka 13 pikë aq sa ka edhe Suhareka dhe mban vendin e dytë në renditje, ndërsa Gjilani me 5 pikë mban vendin e tetë.