Policia e Kosovës, në zonën kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut (RMV), mbrëmë në fshatin Seqishte të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar duke tentuar të kaloj vijën kufitare.
Drejtuesi i automjetit, me iniciale (Z.A.) i moshës rreth 40 vjeçare me të vëne re se po ndiqet nga patrullat policore kufitare, duke tentuar për t’u larguar në drejtim të territorit të RMV-se, ka shkaktuar vet aksident me dëme materiale.
Në njoftim të Policisë thuhet se i dyshuari është kapur dhe se brenda veturës kishe ngarkuar veshje dhe mbathje.
“Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se brenda tij kishte të ngarkuar 120 palë këpuce (patika), 260 palë veshje (duksa dhe trenerka). Dyshohet se malli është tentuar të kontrabandohet nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve malore”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është dërguar në mbajtje teksa të gjeturat janë sekuestruar.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet më tej në njoftim. /TelegramNews/