Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rritja ekonomike e qëndrueshme në Kosovë po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të këtij viti.
I pari i ekzekutivit në Facebook mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendorë e ka vlerësuar ndër shtyllat e zhvillimit.
“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, ka shkruar Kurti derisa ka shpërndarë edhe një status të ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili thotë se “ekonomia vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024”.
Sipas Muratit, ky është sinjal që politikat e qeverisë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë./TelegramNews./