Prishtina arriti fitore të thellë ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit fituan me rezultat 3:0 në takimin që u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali.
Pas këtij takimi, mesfushori Albin Krasniqi, i cili ishte edhe njëri nga protagonistët e kësaj ndeshje e vlerësoi lartë kundërshtarin.
Për faqen zyrtare të klubit, ai tha se pas paraqitjes së dobët ndaj Ballkanit, reflektuan dh u rikthyen më të fuqishëm.
“E prisnim të ishte ndeshje e fortë, ashtu ishte pa marrë parasysh rezultatin. E mira e krejt kësaj është që kemi reaguar shumë mirë pas humbjes dhe paraqitjes shumë të dobët ndaj Ballkanit”, tha Krasniqi.
Ndryshe, xhiron e ardhshme Prishtina do të ketë përballje të vështirë si mysafir i Gjilanit.