Loja instrumentalizuese e Vuçiqit  me serbët e Kosovës

Vuçiq po bën përpjekje  ta  shtyej në agjendë politike  kthimin e ish zyrtarëve serbë të veriut në pozitat  para braktisjes kolektive të institucioneve të Kosovës në veri.

Beogradi Zyrtar, po e rikthen në agjendë lojën me serbët e Kosovës në veri duke i instrumentalizuar ata për qëllimet e regjimit .

Kjo tendencë për ta shtrirë kontrollin e veriut  në kërkesat e reja, po ndodh në kohën kur për herë të parë në mandatet e Vuçiqit, krye negociatori i Serbisë Petar Petkoviq, duke folur për hapjen e urës së Ibrit ka kërkuar vendosjen e kufirit shtetëror  mes Kosovës dhe Serbisë në mesin e Mitrovicës së ndarë.

Kthimi i policëve serbë në Policinë e  e Kosovës, i gjyqtarëve  në gjykata i prokurorëve  në prokurori dhe i zyrtarëve administrativë në komunat veriore, ka tërhequr vëmendjen vendore dhe ndërkombëtare për institucionalizimin  e katër komunave  andej Ibrit.

Profesori i Universitetit John Hopkins  Daniel Sever dhe eksperti  i politikave ndërkombëtare  për Ballkanin Perëndimor, e sheh me dyshim kërkesën e presidentit të Serbisë për kthimin e  ish strukturave policore, gjyqësore, prokuroriale dhe  administrative  në gjendjen para aktit të dorëheqjeve të urdhëruara nga Beogradi zyrtar.

Server ka thënë se  Vuçiq e ka kuptuar gabimin  dhe tani  kur e ka të qartë se pamja në veri është pa struktura zyrtare çoftë edhe të institucioneve të Kosovës, po kërkon kthimin e serbëve aty ku ishin dikur.

Server thotë se Vuciq e ka kuptuar  largimin e serbëve nga institucionet si hap të gabuar politik dhe po e artikulon kërkesën për kthimin e ish zyrtarëve në institucione.

“Kosova po rekruton  njerëz të rinj që nuk janë besnikë ndaj regjimit të Beogradit dhe tani që e sheh këtë veprim që po ndodh në veri, ai po kërkon  kthimin e tyre në vendet e punës.

“Tani  po përpiqet të rifitojë pozitat në veri të Kosovës, por kërkesa e tij po bëhet për kthimin e njerëzve të tij në institucione për ta zgjatur status cuonë  politike në veri. Krejt kjo po ndodh për ta ngadalësuar dhe bllokuar  avancimin e Prishtinës dhe për ta ndalur  procesin e rekrutimit të kuadrit të ri  në pozitat vakum që lanë ish zyrtarët serbë në veri”, thotë Server.

Server nuk kundërshton rikthimin e këtyre strukturave në veri, por ai  kërkon ri formatizimin e tyre në harmoni me rendin kushtetues të Kosovës.

Eksperti amerikan i politikave për Ballkan dhe profesori  i Universitetit John Hopkins , kërkesën e Vuçiqit  për kthim në ish pozita e sheh si tendecë për  rikthimin e kontrollit  mbi veriun e Kosovës nën regjimin e Beogradit.

Qeveria aktuale dhe opozita në Kosovë, nuk e kanë shtruar  kërkesën e Vuçiqit  për rikthim të ish zyrtarëve në pozitat e mbetura  pezull.

As  qendrat e vendosjes diplomatike në Kosovë, nuk janë marrë seriozisht me këtë temë e cila nëse ndodh, do të shkelte  një numër ligjesh kushtetuese mbi  të drejtat e punës dhe kthimi pa kushte në ish vendet e lëna pezull.

Nëse diçka e tillë ndodh me një vendim politik, atëherë veriu hyn nën përforcimin e lojës së Vuçiqit me veprime arbitrare sipas qëllimeve të Beogradit ./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews