Hovenier: ShBA-ja i ka dhuruar 40 milionë dollarë NDI-së gjatë këtyre viteve

Me rastin e 25-vjetorit të operimit në Kosovë të Institutit Kombëtar të Demokratik (NDI), ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka thënë se NDI luajti një rol kritik dhe thelbësor në zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka theksuar se që nga fillimi i NDI-së, ShBA-ja ka mbështetur programe të ndryshme të Institutit, ndërsa e ka quajtur dëshmi tjetër të përkushtimit të shtetit të tij ndaj Kosovës.

“Viteve të saj këtu, duke i ofruar NDI-së përafërsisht 40 milionë dollarë amerikanë për të mbështetur programet e aktivitetet në Kosovë gjatë kësaj kohe. Tani, arsyeja për këtë mbështetje të qeverisë amerikane për NDI-në në Kosovë është vërtet e thjeshtë, puna e NDI-së në Kosovë është efikase, me kosto efektive dhe ka pasur ndikim të madh. NDI luajti një rol kritik dhe disa mund të argumentojnë një rol thelbësor në zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në Kosovë”, theksoi ai.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mori pjesë me një video-adresim në ceremoninë e mbajtur për shënimin e 25 vjetorit të Institutit Kombëtar Demokratik, ku theksoi se NDI ka qenë me popullin e Kosovës në çdo hap të rrugës, duke ndihmuar në ndërtimin e demokracisë transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

“E di që mikja ime e mrekullueshme Madeline Albright ishte aq e nderuar që shërbeu si kryetare e NDI-së. Dhe gjatë vizitës sonë në Kosovë së bashku, pesë vjet më parë tani, pashë se sa krenare ishte ajo për punën atje. Por më së shumti pashë se sa shumë krenare ishte ajo për avancimin e barazisë gjinore dhe përparimin në demokraci. E di që puna e Madeline vazhdon çdo ditë përmes punës që secili prej jush bën në NDI Kosovë, dhe jam shumë mirënjohës për udhëheqjen e fortë të mikes time prej kohësh dhe ndihmës së domosdoshme në Shtëpinë e Bardhë,… 01:04. Pra, ndërsa ju festoni këtë moment historik, ju bëj thirrje të gjithëve që të vazhdoni përpjekjet tuaja të rëndësishme. Ju keni ende shumë punë, për njerëzit që nuk besojnë si ne në demokraci, shtet ligjor dhe përmbajtje në ushtrimin e pushtetit. Së bashku po ndërtoni një të ardhme më të gjerë për Kosovën dhe një shembull për botën tonë”, theksoi Clinton.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në themel të këtij misioni është vizioni i ish-sekretares së shtetit, të ndjerës Medlin Albright, e cila sipas saj, kurrë nuk hoqi dorë nga Kosova.

“Në themel të këtij misioni është vizioni i ish-sekretares së shtetit, të ndjerës Medlin Albright, një mike e shquar e Kosovës, e cila jo vetëm na ndihmoi të bëhemi të lirë, të pavarur dhe demokratë, por një mike që besonte fuqishëm në të drejtat e popujve që të jetojnë në liri dhe në paqe, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga Kosova, pa marrë parasysh mosmarrëveshjet herë pas here, pa marrë parasysh sfidat në rrugën tonë, ajo kishte besim të madh në Kosovën”, theksoi ajo.

Vjosa Osmani theksoi se gjatë këtyre 25 viteve, shumë individë të dalluar kanë lënë gjurmë në Kosovë përmes punës së NDI-së.

Një nga nismat më të spikatura të NDI-së, veçohet ajo e Javës së gruas, e cila ka promovuar fuqizimin e gruas në jetën publike, politike, e më gjerë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews