Banorët e disa rajoneve polake dhe çeke janë evakuuar ditët e fundit, dhe të tjerët në Evropën Qendrore kanë filluar pastrimin e vendbanimeve të tyre pas përmbytjeve më të këqija në më shumë se dy dekada që kanë lënë pas shumë vdekje dhe qytete të tëra të shkatërruara.
Stuhia është larguar nga rajoni, por problemet reale në formën e përmbytjeve, përrenjve dhe rrëshqitjeve të tokës nuk kanë ardhur ende, shkruajnë portalet hungareze, transmeton Telegram News.
Tashmë stuhia Boris ka goditur Italinë.
Zjarrfikësit në Pescara, Itali, thonë se kanë marrë më shumë se 200 thirrje pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytjet. Rajoni jugor italian i Abruzzo tani është nën paralajmërimin e motit të rëndë që do ta prek këtë rajon.
Zyra e kryetarit konfirmon që policia lokale dhe oficerët e mbrojtjes civile po punojnë për rehabilitim. “Ne punojmë shumë për të ndaluar situatat më të vështira,” thuhet në deklaratë. /TelegramNews/
Storm Boris is now affecting Italy, causing flooding in Pescara this morning….pic.twitter.com/w066MfV9OT
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) September 17, 2024