167 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) kanë përfituar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 4.4 milionë eurosh.
Ky projekt u tha se synon në zhvillimin e bizneseve në mënyrë të rritet punësimi dhe të përmirësojë bilancin tregtar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me këtë skemë do të ndihmohen ndërmarrjet të zhvillohen, modernizohen, dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm edhe të ekonomisë tonë të gjithmbarshme vendore por edhe të rritjes së bizneseve individuale.
“Me përkrahjen financiare prej mbi 4.4 milionë euro po ofrojmë mbështetje direkte për blerjen e makinerive dhe pajisjeve. Ato do të ndihmojnë që ndërmarrjet të zhvillohen, modernizohen, dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm edhe të ekonomisë tonë të gjithmbarshme vendore por edhe të rritjes së bizneseve individuale. Me vizionin tonë për qeverisje të mirë e demokratike, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mirëqenie me siguri dhe barazi, krijimi i një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes, mbetën prioritet i pandryshuar… Politikat tona zhvillimore po e rrisin ekonominë e vendit dhe po mbështesim si asnjëherë më parë edhe qytetarët, edhe ndërmarrësit e industrisë prodhuese”, tha Kurti.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se kjo mbështetje synon që të ndihmoj bizneset të zhvillohen dhe rrisin konkurueshmërin duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e bilancit tregtar të vendit.
“kMbështetja e bizneseve ka qenë prioritet që nga dita e parë e mandati tonë qeverisës… Zhvillimi industrial është thelbësore për shoqërinë dhe vendi tonë, për një Kosovë të zhvilluar, për një Kosovë të qëndrueshme e mirë të integruara, me një shoqëri të shëndosh demokratike dhe shumë moderne… Për herë të parë në Kosovë kemi arritur vlerën e kësaj grant skeme në 4.4 milionë euro, për blerjen e makinerive për ndërmarrje mikro të vogla dhe të mese, ku ky grand ishte ne vlerën e vetëm e 500 mijë euro ne vitin 2021, në mandatin tonë dhe tani e kemi rritur për gjithsej për 3.9 milion euro më shumë… Ne jemi të vetëdijshëm që forcimi i ekonomisë bëhet përmes rritjes dhe zhvillimit të bizneseve me ju ndërmarrës të vyer, andaj mbështetja për ju dhe të tjerët ndërmarrës do të rritet edhe më shumë me skemat e ardhshme”, ka thënë ajo. /EO