Daja me fjalë të mëdha për Zabërgjën

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shpreh i kënaqur për suksesin e ekipit të tij ndaj Skënderbeut, teksa ia kushtoi mentaliteti fitimtar të lojtarëve të tij.

“E thashë edhe pas derbit që koha e pakët që kemi në dispozicion, do bënte të kishim probleme në manovër. Këtë e plotësojmë me mentalitetin që tregojnë çunat që nuk dorëzohen. E përsërit që kjo fitore i shkon atyre se kemi probleme në manovër, por dëshira dhe mentaliteti ndonjëherë bëjnë që edhe këto gjëra të sfumohen”, tha fillimisht ai.

Tutje, ish-trajneri i Ballkanit pati fjalë të mëdha edhe për Baton Zabërgjën, futbollisti që po shkëlqen te skuadra e tij.

“Me Zabërgjën dhe Meksin në të djathtë kemi një çift goxha të mirë, jo se majtas nuk është e njëjta gjë, por veprimi gabim i mesfushorëve bënte që Karamba futej drejt qendrës e kishim më shumë mundësi djathtas. Rashica nuk është fanatik në detyrat mbrojtëse.Zabërgja është një djalë që kam pasur dëshirë ta merrja te Ballkani dy vite më parë por nuk u realizua. Ka një potencial shumë të mirë, ka cilësi individuale për të shkuar në krah dhe qendër, ka një gjë shumë të mirë që punon jashtë mase për ekipin”, përfundoi Daja.

Ndryshe, Ilir Daja shijoi fitoren e parë me Dinamo City, pasi mposhti Skënderbeun 2:1.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews