Edhe pse është hera e dytë që nga 15 shkurti i këtij viti që Forumi Ekonomik i Grave i ka dërguar Qeverisë se Kosovës “thirrje urgjente për veprim” pas vendimit nga Qeveria për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ, Qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim.
Për këtë arsyeje, Forumi Ekonomik i Grave ka protestuar sot para Qeverisë së Kosovës që të rikthehet ky ligj në Kuvendin e kosovës, përndryshe nëse nuk ka ndonjë veprim brenda 7 ditëve, forumi ka paralajmëruar se do të reagojë edhe me metoda të tjera.
Drejtoresha e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, Brikena Hoxha, drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shtyrja e miratimit të amandamentit të këtij ligji, ‘nënkupton se Qeveria po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave’.
“Gjatë fushatës elektorale, ju keni deklaruar se mirëqenia sociale do të ishte një ndër prioritetet kryesore, por, ende nuk keni adresuar asnjë nga çështjet më themelore të mirëqenies dhe barazisë në Kosovë. Shtyrja e miratimit të amendamenteve të këtij ligji të rëndësishëm, nënkupton se Qeveria e Kosoves po mbështet dreitperdreit vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave. Ne kërkojmë që të ndërmerrni veprime urgnende brenda 7 ditve, përndryshe do të reagojmë edhe me metoda të tjera,” ka thënë Hoxha.
Ndërsa, koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa, ka shtuar se nëse nuk do të ketë një reagim nga ana e Qeverisë, atëherë do të takohen me odat ekonomike, shoqatat e biznesit e sindikata për ta quar më tutje këtë ligj.
“Po besojmë se qeveria do të reagojë pas dy thirrjeve tona që kemi bërë gjatë këtij viti. Nëse ata nuk reagojnë ndaj thirrjes tonë ne do të intensifikohmë takimet tona me odat ekonomike, me shoqatat e biznesit, sindikatat për ta quar me tutje këtë ligj. Në letrën që kemi dërguar për herë të dytë tek kryeministri i potencoj rëndësinë e këtij ligji për t’u sjellë në disktuim publik dhe për t’u aprovuar gjatë këtij viti në Kuvendin e Kosovës,” ka shtuar ajo.
Ky ligj është në proces ndryshimi që nga viti 2018.
Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë ditë më parë lidhur me largimin e Ligjin të Punës nga Programi Legjislativ, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin e këtij ligji në jetën e qytetarëve dhe në tregun e punës. /kp